Nainggolan thumbon kritikët: Njerëzit më kritikojnë, por futbolli luhet me 11 lojtarë

Futboll

Nainggolan thumbon kritikët: Njerëzit më kritikojnë, por futbolli luhet me 11 lojtarë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:14
Radja Nainggolan

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan ka thumbuar zërat kritikë.

Radja Nainggolan dhe Cagliari po përballen me rrezikun e rënies nga Serie A.

Nainggolan duke folur për “SkySport.it”, deklaroi se njerëzit e kritikojnë pa arsye, sepse nuk varet gjithçka nga ai.

“Sipas meje mungon pak personaliteti, është e vështirë sepse tani kemi më pak ndeshje dhe ne jemi në pozitë të vështirë”, tha ai.

“Duhet edhe nëntë ndeshje të zhvillohen, tani kemi Interin dhe na mbetën edhe tëtë, duhet të fillojmë të marrim pikë”, shtoi ai.

“Unë jam në dispozicion të trajnerit, herën e kaluar luajta par mbrojtjes”, tha Nainggolan.

“Njerëzit më kritikojnë sepse duhet të jap gola, apo të gjuaj nga larg apo të jem lider. Por, futbolli luhet me 11 lojtarë, nëse do të luaja tenis do të thoja po, jam i qetë dhe vetëm kërkoj të ndihmoj skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat