Icardi drejt Serie A?

Futboll

Icardi drejt Serie A?

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:52
Icardi drejt Serie A?

Pas 7 sezoneve tek skuadra e Interit, sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, u transferua tek francezët e PSG-s, skuadër ku nuk ka mundur të gjejë shumë hapësira dhe nuk ka arritur dot të jetë protagonist.

Në ndjekje të tij janë vënë shumë ekipe, shumica prej të cilave janë skuadra të Serisë A, si Juventus, Roma, Napoli dhe Milan.

Por ajo që buzëqesh në rast të një rikthimi të sulmuesit argjentinasit në Itali, është ish-skuadra e tij, Interi, e cila si duket në kontratën e nënshkruar me PSG-n, zikaltrit kanë vendosur një klauzolë prej 15 milion eurosh në rast të rikthimit të argjentinasit në Seria A.

Një lëvizje e zgjuar kjo nga Bepe Marota, ku Interi do të fitonte një shumë të majme parash në këto kohë të vështirë krizash financiare. Përveç ekipeve të Serisë A, për Ikardin kanë shfaqur interes dhe ekipe të Premier Ligës angleze, të cilat janë të gatshme të plotësojnë dëshirat ekonomike të parisienëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat