Dukagjini fiton gjysmëfinalen e parë, Istogu humbi penalltinë 

Futboll

Dukagjini fiton gjysmëfinalen e parë, Istogu humbi penalltinë 

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:56
Dukagjini fiton gjysmëfinalen e parë, Istogu humbi penalltinë 

Istogu pësoi humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Dukagjini, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. 

Dukagjini nga Klina avancoi në 45 minuta e parë!  

Në minutën e 28-të, Altin Merlaku kaloi në epërsi mysafirët, por gol nuk i dekoncentroi.

Në minutën e 68-të, portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, e ka pritur penalltinë e vendasve përkatësisht Jahajt. 

Pas shtatë minutave (75′), Ragip Mazrekaj barazon  rezultatin 1:1.

Megjithatë gëzimi ishte jetëshkurtër për Istogun në stadiumin “Drmush Mavraj”.

Në minutën e 76-të, Basriut shënoi për Dukagjinin dhe ia siguroi fitoren me rezultat 1:2. 
Ndeshja e kthimit luhet pas dy jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat