Pesë gola në sfidën Bayern - PSG! Chelsea gjunjëzon Porton

Futboll

Pesë gola në sfidën Bayern - PSG! Chelsea gjunjëzon Porton

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:33
PSG

(E plotësuar) - Pesë gola, secili më i bukur në stadiumin “Allianz - Arena” në Munih.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Bayernit, në takimin e parë të çerekfinales së Champions League në futboll. 

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ishte në formë, duke shënuar dy herë në portën e Bayernit.

Image

Bayern-PSG 

Në minutën e 3-të, Mbappe futet në 16-sh dhe shënoi me një goditje jo aq të fortë duke iu falënderuar më shumë edhe reagimit të dobët të portierit Neuer.

PSG thellon epërsinë (0:2) në minutën e 29-të, Marquinhos  i harruar nga mbrojtja, del i vetmuar dhe me mjeshtri e mposhti portierin Neuer.

Në minutën e 37-të, futbollisti Pavard harkon ndërsa Maxim Choupo-Moting me kokë shënoi në këndin e djathtë të poshtëm të PSG-së, 1:2. 

Image

Bayern-PSG 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 60-të, Kimmich harkoi nga gjuajtja e lirë dhe Thomas Muller iu shmanget tre lojtarëve, godet me kokë, duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 2:2

Barazimi nuk zgjati shumë, në minutën e 68-të, Mbappe me depërtim individual, brenda 16-shi dhe me goditje përtokë befason Neuer, 2:3. PSG ka shënuar fitore të madhe dhe i jep përparësi për takimin e kthimit në Paris.

Image

Mount i Chelseas

Chelsea me një këmbë është në gjysmëfinale, pasi që në Sevilla triumfoi me rezultat 2:0 ndaj skuadrës portugeze Porto. Golat i shënuan Mason Mount (32’), Chilwell (85’).

Bayern-PSG 2:3
Stadiumi “Allianz - Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Choupo-Moting (37’), Muller (60’) - Mbappe (3’ e 68’), Marquinhos  (28’).
Kartona të verdhë: Hernandez, Kimmich, Boateng, Choupo-Moting - Draxler.
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle (42’), Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka (Davies 33’), L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos (Herrera 30’), Kimpembe, Diallo (Bakker 46’), Gueye, Danilo Pereira, di Maria (Kean 71’), Draxler, Neymar (Rafinha 90’) dhe Mbappe.

Porto-Chelsea 0:2
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Shënues: Mason Mount (32’), Chilwell (85’).
Kartona të verdhë: Mbemba.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa (Francisco Conceicao 83’), Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio (Martinez 84’), Marega (Vieira 84’) dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James (Silva 80’), Jorginho, Kovaçiç (Emerson 90+2’), Chilwell, Mount (Kante 80’), Werner (Pulishiç 65’) dhe Havertz (Giroud 65’).

Chelsea me një këmbë është në gjysmëfinale, pasi që në Sevilla triumfoi me rezultat 2:0 ndaj skuadrës portugeze Porto. Golat i shënuan Mason Mount (32’), Chilwell (85’).

87' Muller huq një rast të mirë, për të barazuar rezultatin e Bayernit.

86' Alaba godet por jashtë portës së PSG-së.

85’ Benjamin Chilwell thellon epërsinë (0:2) e Chelseat.

79' PSG shumë afër fitores por është në presion të Bayernit.

75' Bayerni me të gjitha forcat e kërkon barazimin. 

68' Mbappe si lokomotivë, me njlë goditje përtoke shënoi në këndim e poshtëm të majtë, 2:3.

66’ Lojë me ritëm në Munih.

Bayern-PSG 2:3
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Choupo-Moting (37’), Muller (60’) - Mbappe (3’ e 68'), Marquinhos  (28’).
Kartona të verdhë: Hernandez - Draxler.
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle (42’), Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka (Davies 33’), L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos (Herrera 30’), Kimpembe, Diallo (Bakker 46’), Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

Porto-Chelsea 0:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Shënues: Mason Mount (32’).
Kartona të verdhë: Mbemba.
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio, Marega dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James, Jorginho, Kovaçiç, Chilwell, Mount, Werner dhe Havertz.

60' Kimmich harkoi nga gjuajtja e lirë dhe Muller në mes tre lojtarëve godet me kokë, duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 2:2.. Ky Bayern nuk është normal, nga 0:2 në 2:2.  

59' Mbappe është mjaft i rrezikshëm. 

57' Portieri i PSG-së, Navas po tregon formë shumë të mirë në duel me Bayernin. 

54' Alaba dërgon goditje të fortë pret Navas.
Neymar në pozitë shumë të mirë por nuk shënoi.

52' Lojë mesatare mes Bayern dhe PSG-së.

50’ Bayerni kërkon me ngulm që të barazon rezultatin sikurse edhe Porto ndaj Chelseas.

Bayern-PSG 2:2
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Choupo-Moting (37’), Muller (60')  - Mbappe (3’), Marquinhos  (28’).
Kartona të verdhë: Hernandez.
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle (42’), Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka (Davies 33’), L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos (Herrera 30’), Kimpembe, Diallo (Bakker 46’), Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

Porto-Chelsea 0:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Shënues: Mason Mount (32’).
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio, Marega dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James, Jorginho, Kovaçiç, Chilwell, Mount, Werner dhe Havertz.

48' Porto synon të barazojë rezultatin.

46' Fillojnë pjesët e dytë.

Përfundojnë pjesët e para, veçmas në "Allianz - Arena" u zhvillua një lojë e hapur, me disa raste dhe tre gola të shënuar. 

43’ Të dyja takimet janë mjaft interesante, sidomos ajo në Munih me tre gola. 

Bayern-PSG 1:2
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Choupo-Moting (37’) - Mbappe (3’), Marquinhos  (28’).
Kartona të verdhë: Hernandez.
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle (42’), Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka (Davies 33’), L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos (Herrera 30’), Kimpembe, Diallo, Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

Porto-Chelsea 0:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Shënues: Mason Mount (32’).
Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio, Marega dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James, Jorginho, Kovaçiç, Chilwell, Mount, Werner dhe Havertz.

40' Lojë e çmendur në Munih, tre gola, PSG në epërsi me 1.2 ndaj Bayernit.

37' Futbollisti Pavard harkon ndërsa Maxim Choupo-Moting me kokë shënoi në këndin e djathtë të poshtë të PSG-së, 1:2. 

36’ Në takimin Bayern – PSG, u regjistrua edhe karton i parë i verdhë, ku u ndëshkua Hernandez i bavarezëve. 

33' Porto në presion, Chelsea avancon me golin e Mason Mount.

32’ Bayerni në krizë, po reflektohet dukshëm mungesa e Lewandowskit.

Bayern-PSG 1:2
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Choupo-Moting (37') - Mbappe (3’), Marquinhos  (28’).
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle, Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

28' Marquinhos  i harruar nga mbrojtja, del i vetmuar dhe me mjeshtri e mposhti portierin Neuer, 0:2.

27' Bayerni ka disa mundësi por pa sukses.

23' PSG vazhdon të ruajë epërsinë.

20' Pavard rrezikon bukur por pret portieri i PSG-së.

19' Ndeshje me rivalitet në të dy takimet.

17' Porto dhe Chelsea edhe më tej 0:0. Bayerni po sulmon.

14’ Bayerni është në presion për faktin se rivali herë pas here po tregohet u rrezikshëm. 

Bayern-PSG 0:1
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Shënues: Mbappe (3’).
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle, Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

Porto-Chelsea 0:0
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Gjyqtar: Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio, Marega dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James, Jorginho, Kovaçiç, Chilwell, Mount, Werner dhe Havertz.

10' Bayerni po sulmon me të gjtiha forcat.

9' Bayerni po mundohet të rrezikojë portën e parisienëve.

7' Në Munih po bie nga pak borë.

5' Bayerni është në presion të rezultatit.

3' Kylian Mbappe zhbllokon shifrat, PSG në epërsi (0:1) kundër Bayernit. 

2' Lojë me rivalitet Bayern - PSG.

1' Fillojnë ndeshjet.

Bayerni do të paraqitet pa lojtarin kryesor, sulmuesin Robert Lewandowskin e lënduar, kundër PSG-së. në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League.

Porto do të ndeshet me Chelsean. 

Bayern-PSG
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja). 
Bayerni: Neuer, Pavard, Süle, Alaba, Hernandez, Kimmich, Goretzka, L. Sane, T. Müller, Coman dhe Choupo-Moting.
PSG: Navas, Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Gueye, Danilo Pereira, di Maria, Draxler, Neymar dhe Mbappe.

Porto-Chelsea
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia). 
Gjyqtar: Porto: Marchesin, Wilson Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu, Corona, Grujiq, Uribe, Otavio, Marega dhe Luis Diaz.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rüdiger, James, Jorginho, Kovaçiç, Chilwell, Mount, Werner dhe Havertz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat