Garcia: Trajnerët francezë nuk kanë më pak cilësi se të tjerët

Futboll

Garcia: Trajnerët francezë nuk kanë më pak cilësi se të tjerët

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:00
Garcia: Trajnerët francezë nuk kanë më pak cilësi se të tjerët

Rudi Garcia e njeh shumë mirë Roma-n dhe Italinë.

Trajneri i Lyon, me një të kaluar te verdhekuqtë nga 2013-ta në 2016-ën, ka komentuar në konferencë për shtyp trajtimin që u bëhet trajnerëve të huaj në Itali.

Fjalë që mund të tingëllojnë si një mbështetje për trajnerin e Roma-s, Paulo Fonseca, i cili është dhënë në rrezik shkarkimi pothuajse gjatë gjithë sezonit.

“Ndoshta një ditë duhet të jemi më të mbrojtur nga mediat tona kombëtare.

 Duhet më shumë mbështetje për ne nga media vendase. Kam qenë në Itali dhe kam parë si gjykohen trajnerët e huaj në krahasim me ata italianë. Je gjithmonë një hap mbrapa kur je një trajner i huaj”, ka thënë Garcia.

“Ka një formë mbrojtjeje dhe promovimi për trajnerët vendas, që është e rëndësishme dhe u jep atyre forcë kur provojnë një eksperiencë jashtë shtetit. Trajnerët francezë nuk kanë më pak cilësi se të tjerët. Ka trajnerë të mirë kudo, veçanërisht në Francë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat