Ja dënimet nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës

Futboll

Ja dënimet nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:31
Ja dënimet nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë të Federatës së Futbollit të Kosovës

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të Superligës si dhe të xhiros së 23-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

Vendimet: -Lojtari i KF “Minatori” nga Magura, Arbër Bylykbashi me numër të fanellës 12, si dhe me ID 023790M90; sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Granit Pacolli në ndeshjen KF Minatori Magurë – KF Behari Vitomiricë. Bazuar në nenin 47, paragrafi 1, pika A të Rregullores disiplinore:

DËNOHET me ndalesë prej dy (2) vjet në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuar nga FFK.

-Përfaqësuesi zyrtar i KF Vjosa nga Shtimja, Gazmend Zeqa ID 010576M81. Në minutën e 60-të në shenjë pakënaqësie e tërheq ekipin nga fusha. Bazuar në nenin 55, paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me një (1) vit në të gjitha organizimet sportive të FFK-së.

-Lojtari i KF “Minatori“ nga Magura, Arianit Bytyqi me numër të fanellës 4 si dhe me ID 002903M87. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Granit Pacolli pas ndërprerjes së ndeshjes. Bazuar në nenin 42, paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me gjashtë ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

-Trajneri i KF Minatori nga Magura, Edmond Hazrollaj me numër të licencës BL0030, fyerje drejtuar treshes së gjyqtarëve si dhe institucionit të FFK-së në ndeshjen KF Minatori – KF Behari. Bazuar në nenin 42, paragrafi 1pika C të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me mos ushtrim të detyrës në gjashtë ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

-Gjyqtari kryesor i ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Patriot Fazliu, shkelje esenciale e rregullave të lojës që quan deri te ndërprerja e ndeshjes, si dhe për moskryerje të detyrës zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së. Bazuar në nenin 81, paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me gjashtë muaj mos ushtrim të detyrës së gjyqtarit në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuar nga FFK.

-Përfaqësuesi zyrtar i KF Fushë Kosova, Rines Gjurevci, ID 020179M94. Pjesëmarrje direkte në ekses, në sulm fizik dhe sjellje jo sportive. Bazuar në nenin 51, paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me gjashtë muaj mos kryerje të detyrës zyrtare në klub në të gjitha aktivitetet sportive organizuar nga FFK.

-KF Ferizaj; për lëshim në organizimin e ndeshjes KF Ferizaj – KF Ulpiana. Në minutën e 93-të, derisa po i jepej ndihma një lojtari të lënduar të KF Ferizaj, një person i pa autorizuar hynë në fushë dhe nga prapa godet me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke e paaftësuar për vazhdimin e takimit Ferizaj – Ulpiana. Raportet zyrtare( për mos marrje të masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative të FFK , ku si rrjedhojë është sulmuar gjyqtari). Bazuar në nenin 52, paragrafi 1 pika C dhe nenet 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë në zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën vetë (nikoqir) të organizuar nga FFK. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

-KF Fushë Kosova për lëshim në organizim e ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, e zhvilluar me datë 17.04.2021 në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë. Prani e tepërt e shikuesve të të dy ekipeve në kundërshtim me masat anti-Covid19, si dhe konfrontim mes tyre kur eskaloi situata në minutën e 60-të. Raportet zyrtare( për mos marrje të masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative të FFK , ku si rrjedhojë eskaloi situata deri në konfrontim fizik të tifozerive brenda fushës. Bazuar në nenin 52, paragrafi 1 pika C dhe nenet 52 paragrafi 1 pika H dhe neni 10 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë në zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën vetë (nikoqir) të organizuar nga FFK.( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

-Përfaqësuesi për siguri i KF Ferizaj, Bujar Osmani; motivi: Në minutën e 61-të reagon në vendimin e gjyqtarit, për çka ndëshkohet me karton të verdhë. Pas ndëshkimit i njëjti vazhdon me fyerje ndaj gjyqtarit dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Ferizaj – Ulpiana. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 të Rregullores disiplinor:
DËNOHET me dy ndeshje të mos kryerjes së funksionit zyrtar në klub të organizuar FFK .

-KF Vushtrria; Aktivizim i lojtarit pa të drejtë loje, futbollisti me nr.9 Drilon Fazliu, me katër karton të verdhë është paraqitur në lojë në kundërshtim me propozicionet e garave, në ndeshjen e javës së 23-të, Vushtrria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 52, paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinor:
Shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

-Përfaqësuesi zyrtar i KF “Vushtrria” Bekim Pantina , aktivizim i lojtarit pa të drejtë loje. Lojtari me nr.9 Drilon Fazliu, me katër karton të verdhë është paraqitur në lojë në kundërshtim me propozicionet e garave, në ndeshjen e javës së 23-të, Vushtrria – Vëllaznimi. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë prej tre muaj të kryerjes së të gjitha funksioneve në klub në aktivitetet e organizuara nga FFK.

-Drejtori i SC Gjilani, Sevdail Robelli, ID.nr.007656M79 , në minutën e 11-të të ndeshjes nga ballkoni i lokaleve zyrtare të stadiumit, zbret poshtë dhe verbalisht i drejtohet përfaqësuesit zyrtar të KF Llapi, Muhamet Rexhepi me fjalë të rënda, si dhe tenton ta kapë për dore. Po ashtu kishte ofenduar stafin e KF Llapi në bankinën teknike, në ndeshjen e javës së 29-të, Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 40, paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me gjobë prej 700 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla nga komisionin disiplinor është tetë ditë nga data e sjelljes së këtij si dhe publikimit në faqes zyrtare të FFK . (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.

-Kryetrajneri i KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64, për reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria i cili ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

Delegati i ndeshjes KF Fushë Kosova – KF Vjosa, Fatmir Berisha : Lirohet nga procedura disiplinore", njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat