Arteta gati ‘fshesën’, Arsenal pritet të fitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve

Futboll

Arteta gati ‘fshesën’, Arsenal pritet të fitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Arsenal në afatin e ardhshëm veror pritet të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër.

Gjiganti anglez do shesë disa nga lojtarët e ekipit të parë, për të realizuar disa transferime të mëdha që t’iu ndihmojnë për të garuar për top katër.

Sipas Football London, Arsenal shpreson të fitojë rreth 124 milionë euro nga largimi i disa lojtarëve që t’i ndihmojë trajnerit Mikel Arteta për të rindërtuar skuadrën.

Alexandrea Lacazette, Hector Bellerin, Nkeita dhe Guendouzi janë disa nga lojtarët që do shiten gjatë verës.

Pos kësaj, Arsenal do fokusohet në përforcimin e mbrojtjes dhe mbajtjes së Martin Odegaardit, ky i fundit thuhet se nuk është në shitje nga Real Madrid.

Këtë edicion, gjasat që Arsenal të përfundojë në top pesë janë shumë të vogla dhe mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vetëm nëse fitojnë Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat