​Dy të arrestuar në protestat e tifozëve të United kundër Glazer

Futboll

​Dy të arrestuar në protestat e tifozëve të United kundër Glazer

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar sonte kur rreth 2.000 tifozë të Manchester United zbritën në “Old Trafford” për të protestuar kundër pronarëve amerikanë të skuadrës, Glazers.

Tifozët hodhën bomba tymuese jashtë stadiumit ndërsa një rrugë anësore u bllokua për pak kohë pasi dy u arrestuan për shkelje të rendit publik.

"Ne jemi të vetëdijshëm për protestën që po zhvillohet jashtë stadiumit “Old Trafford”, me një numër të vogël njerëzish që duket se synojnë të prishin ndeshjen.

Oficerët e pranishëm për të ruajtur sigurinë ndërsa lehtësojnë të drejtën për protestë paqësore. Dy arrestime të bëra për shkelje të rendit publik," ka njoftuar Policia e Mançesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat