Gjashtë gola në 'Old Trafford', Liverpooli fiton dhe ruan hapin për vend të katërt

Futboll

Gjashtë gola në 'Old Trafford', Liverpooli fiton dhe ruan hapin për vend të katërt

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:06
Gjashtë gola në 'Old Trafford', Liverpooli fiton dhe ruan hapin për vend të katërt

Liverpooli importon tre pikë të mëdha nga stadiumi 'Old Trafford' dhe ruan hapin në luftë për pozitën e katërt, që i shpien në garat e Champions League.

Ndeshje problematike, pasi që me 3 maj u shty për shkak të protestave të tifozëve të Manchester Utd kundër pronarit të klubit, por edhe sot pati probleme me dhjetëra tifozë në rrugët e qytetit! 

Manchester Utd mposhtet me rezultat 4:2 nga Liverpooli. 

Image

Gjashtë gola, tre vetëm në 45 minutat e parë.

Ndeshje me kthesa në rezultat, “Djajtë e kuq” avancuan me 1:0, pastaj “Reds-at” përmbysën gjithçka, 1:2, 1:3, 2:3 dhe përfundoi sfida me 2:4.

Për Liverpoolin shënuan Jota (34'), Firmino (45+3' e 47'), Salah (90') dhe për Manchester Utd realizuan Fernandes (10'), Rashford (68'). 

Kjo ishte ndeshja e mbetur e javës së 34-të në Premier League. 

Liverpooli zë vendin e pestë me 60 pikë (35 ndeshje deri me tas), ndërsa Chelsea është i katërti me 64 (36 ndeshje) dhe Manchester Utd renditet në pozitën e dytë me 70 sosh (36 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat