​Laporta ka vendosur për shkarkimin e Ronald Koeman

Futboll

​Laporta ka vendosur për shkarkimin e Ronald Koeman

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:36
​Laporta ka vendosur për shkarkimin e Ronald Koeman

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta raportohet se tashmë për 99 përqind është i sigurt për shkarkimin e Ronald Koeman pasi ai e ka përjetuar një sezon aspak stabil dhe ka dështuar për të fituar titullin e La Ligas në këtë edicion.

Barcelona shkoi në ndeshjen e së dielës kundër Celta Vigo në kërkim të rritjes së shanseve të tyre për të fituar La Ligan, por kjo nuk ndodhi, me gjigantët katalanas që pësuan një humbje zhgënjyese 2-1 në “Nou Camp”.

Sipas “RAC1” Laporta është tani i gatshëm ta shkarkojë teknikun holandez si pasojë e të gjitha këtyre dështimeve, përcjell KosovaPress.

Edhe nëse Barcelona nuk do të jetë në gjendje të caktojë një menaxher të nivelit të lartë, fati i holandezit është vulosur tashmë.

Pritet që Xavi Hernandez të jetë pasardhësi i tij, me spanjollin aktualisht në negociata me ish-klubin e tij për një kthim si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat