Kane njofton Tottenhamin se do largohet në verë

Futboll

Kane njofton Tottenhamin se do largohet në verë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:29
Kane njofton Tottenhamin se do largohet në verë

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane sërish i ka treguar klubit anglez se dëshiron të largohet në verë.

Spurs janë duke shikuar për qendërsulmuesin, ngase është hera e parë që klubi vërtet mendon se 27-vjeçari do largohet në verë.

Tottenham nuk dëshiron ta shesë anglezin, por Manchester United, City dhe Chelsea janë në kontakt me përfaqësuesit e anglezit.

Kane preferon të mbetet në Premierligë dhe dëshiron që e ardhmja e tij të këtë zgjidhje para Kampionatit Evropian që nis në qershor.

Kane haptas në intervistat e mëhershme ka treguar se dëshiron t’i bashkohet një skuadre që të garojë për trofe, ngase këtë nuk e arriti me Tottenhamin.

Sidoqoftë, Tottenham nuk konsideron ta shesë nën vlerën 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat