“Ujk i vjetër”/ Mentor Mazrekaj shënon gol nga korneri, ia siguron 3 pikë Laçit kundër Tiranës

Futboll

“Ujk i vjetër”/ Mentor Mazrekaj shënon gol nga korneri, ia siguron 3 pikë Laçit kundër Tiranës

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:39
Mentor Mazrekaj

“Sikurse vera, sa më i vjetër aq më i mirë” është një thënje që më së miri e vërteton futbollisti, Mentor Mazrekaj.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në Superiore. Ai sot arriti të ia siguroj 3 pikë të reja Laçit kundër kampionëve aktual, Tiranës.

Në minutën e 67-të, Mazrekaj me shumë klas shënoj nga korneri. Ky ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes. Ndeshja përfundoi me rezultat 0:1.

Me këtë fitore, Laçi tash gjendet në pozitën e tretë me 60 pikë, dy më pak se Teuta e Partizani që janë në dy vendet e para.

Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe dy gjiro. Ndeshja e radhës e Laçit është kundër Teutës, një fitore e mundshme do të ia hapte rrugën për t’u bërë kampion.

Mentor Mazrekaj ka shënuar 6 gola këtë sezon, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës së Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat