Këta janë dy kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Kampionëve

Futboll

Këta janë dy kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në Ligën e Kampionëve

Më: 18 maj 2021 Në ora: 08:59
Prishtina

FC Prishtina do të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve pasi shpallë kampione e Kosovës për edicionin 2020/21.

Skuadra që drejtohet nga Zekrija Ramadani ka siguruar kualifikimin në rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, i cili zhvillohet në muajin qershor.

Ndeshjet e rundit preliminar, të cilat përbëhen nga dy gjysmëfinale (22 qershor 2021) dhe finale në (25 qershor 2021), do të luhen në Ishujt Faroe.

Shorti për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve do të mbahet më 8 qershor 2021, në orën 12:00.

Deri më tani dy skuadrat tjera përveç Prishtinës që kanë siguruar kalimin në këtë rund janë Inter d’Escaldes nga Andorra dhe HB Torshavn nga Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat