Partizani në ndeshjen që mund të vendosë edhe fatet e titullit

Futboll

Partizani në ndeshjen që mund të vendosë edhe fatet e titullit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:05
Partizani në ndeshjen që mund të vendosë edhe fatet e titullit

Java e 34-t e Kategorisë Superiore e ka ndezur më shumë garën për titull dhe menjëherë i ka lënë vendin raundit të 35-të që vjen me dy duele spektakolare Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta, ky raund do të luhet i gjithi në orën 17:00, ditën e premte.

Partizani në ndeshjen që mund të vendosë edhe fatet e titullit ndaj Vllaznisë do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme siç është ajo e anësorit të sulmit Jasir Asani i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Megjithatë edhe trajneri Brdaric nuk do të ketë në dispozicion një element shumë të rëndësishëm pikërisht mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut Isaevski që gjithashtu ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Harmon edhe Laçi ndaj Teutës nuk do të ketë të gatshëm as sulmuesin tjetër Fatmir Prengaj i cili është i skualifikuar me Shpëtim Duron që do të ketë shumë probleme në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat