Laporta ka siguruar 100 milionë euro

Futboll

Laporta ka siguruar 100 milionë euro

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:19
Laporta ka siguruar 100 milionë euro

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka filluar të mendojë për planet e edicionit 2021/22.

Kreu i klubit katalunas ka premtuar se do ta rikthejë lavdinë në Camp Nou, pasi nga largimi i tij klubi ka shkuar duke rënë.

Sipas asaj që raporton ESPN, Laporta ka siguruar 100 milionë euro në formë huazimi nga një bankë në Amerikë.

Barcelona me këtë shumë do të tentojë t’i paguajë lojtarët, derisa do të kenë lirinë për të bërë disa transferime.

Natyrisht se për të jetësuar planin e tyre në tërësi duhet të shesin disa lojtarë dhe të bëjnë më pas disa prurje të reja.

Laporta do të fokusohet në transferime në sulm dhe në mbrojtje, ndërsa mesfusha është e blinduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat