Ish futbollisti i njohur: Drita do të kualifikohet në Evropë, Arbëria do të bie nga Superliga, kurse Feronikeli do të mbetet në barazh!

Futboll

Ish futbollisti i njohur: Drita do të kualifikohet në Evropë, Arbëria do të bie nga Superliga, kurse Feronikeli do të mbetet në barazh!

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ish futbollisti i njohur, Berat Hyseni ka dhënë parashikimin e tij në lidhje me xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij stinori, me ç’rast edhe do të mësohet fati i skuadrave që kanë akoma objektiva në lojë.

Sipas Berat Hysenit, skuadra e Dritës do të kualifikohet për në garat evropiane.

“Mendoj që në Evropë do të dalë skuadra e Dritës, sepse tani më veç është në vendin e dytë dhe ndeshjen e fundit e luan kundër Arbërisë që besoj që e fiton takimin dhe siguron kalimin në garën evropiane”, tha fillimisht Berat Hyseni.

Sa i përket fundit të tabelës, Hyseni mendon se Arbëria do të bie nga Superliga, ndërsa Feronikeli do të luajë në barazh,

“Sa i përket barazhit besoj që do të jetë skuadra e Feronikelit, kurse Arbëria do të jetë në Ligën e Parë, kështu mendoj sipas ndeshjeve që do të luhen në javën e fundit, sepse llapi do duhet të fitojë poashtu dhe Trepça 89′ ndaj Drenicës dhe Feronikeli nëse humbet mbetet në barazh”, përfundoi Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat