Shala: Me pak fat Flamurtari do të fitonte 

Futboll

Shala: Me pak fat Flamurtari do të fitonte 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:53
Shala: Me pak fat Flamurtari do të fitonte 

Flamurtari nga Prishtina luftoi deri në fund por nuk arritën që ta mposhtin Dukagjinin nga Klina, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Dukagjini shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj kuqezinjve, duke u kualifikuar në finalen e barazhit, ku do të ballafaqohet me skuadrën që renditet në pozitën e tetë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Futbollisti me përvojë i Flamurtarit, Bashkim Shala, autori golit në minutën e 83-të, tha se me pak fat do të fitonin sfidën.  

“Fakt është që me pak fat kemi mundur me fituar, po këto i ka futbolli. Dukagjinit i dëshiroj suksese në barazh”, tha Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat