U shpall më i miri në botë për 4 vite radhazi, arbitri legjendar ndahet nga jeta në moshën 65 vjeç

Futboll

U shpall më i miri në botë për 4 vite radhazi, arbitri legjendar ndahet nga jeta në moshën 65 vjeç

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:21
Sandor Puhl

Arbitri hungarez Sandor Puhl, i cili ka drejtuar finalen e Kupës së Botës në 1994-ën, e fituar nga Brazili kundër Italisë me penallti, është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeç.

Lajmi është dhënë nga Federata Hungareze e Futbollit.

Puhl, i cili ka arbitruar edhe finalen e Champions League të 1997-ës të fituar nga Borussia Dortmund kundër Juventus-it, është votuar arbitri më i mirë në botë katër herë radhazi nga 1994 në 1997 nga International Feredation of Football History and Statistics (IFFHS).

Federata hungareze ka kujtuar se Sandor Puhl e ka nisur karrierën e tij si arbitër në 1984-ën, duke e përkufizuar si “një talent i madh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat