Haliti largohet nga selektori i Kosovës U-15, por falënderon Fadil Vokrrin dhe Sahit Kelmendin 

Futboll

Haliti largohet nga selektori i Kosovës U-15, por falënderon Fadil Vokrrin dhe Sahit Kelmendin 

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:46
Haliti largohet nga selektori i Kosovës U-15, por falënderon Fadil Vokrrin dhe Sahit Kelmendin 

Gazmend Haliti nuk është më selektor i Kombëtares së Kosovës U-15 dhe në vend të tij vjen Ilir Nallbani. 

Haliti përmes një shkrimi në facebook ka falënderuar të ndjerin, legjendën e futbollit Fadil Vokrri.

“Për 12 vite të punës sime si Selektor U-15, erdhi koha t’ia liroj vendin një trajneri tjetër Ilir Nallbani, të cilit i dëshiroj shumë suksese!

Falënderoj të gjithë futbollistët që kam punuar për 12 vite, të cilëve ju dëshiroj shumë suksese!

Shumë futbollist kaluan nga grupmosha U15, sot futbollist të nivelit profesional në vend dhe jashtë vendit, i përgëzoj dhe i falënderoj për performancën që treguan gjatë ndeshjeve, nuk pësuam asnjë humbje, ju ishit më të merituarit për këto rezultate!

Largohem nga grupmosha U15 me kokën lart, kam punuar ndershëm dhe pa imponime nga askush, këtë rrugë e kam zgjedhur sepse është e duhura për rezultate, të cilat ishin kulminante, pa humbje që nga pranimi në UEFA/FIFA!

Selektorit të ri dhe stafit U15 i dëshiroj shumë suksese, të vazhdoj pa humbje!

Një falënderim i veçantë për dy Legjendat FADIL VOKRRI dhe SAHIT KELMENDI, të cilët edhe ma mundësuan të punoj si Selektor në FFK, isha i vlerësuar nga dy ish - futbollistë të klasit Botëror, niveli i tyre dhe emri që kanë nuk lejon të gabojnë, se nuk gabuan dëshmojnë rezultatet e shkëlqyeshme!

Do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen në FFK, në një pozicion tjetër, më obligon kontrata afatgjate!”, ka shkruar Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat