Pioli: Eksperienca nga Liverpooli

Futboll

Pioli: Eksperienca nga Liverpooli

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:32
Pioli: Eksperienca nga Liverpooli

Eksperienca nga disfata ndaj Liverpullit, do të bëj Milanin që të jetë më i përgatitur për sfidën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, kundër Atletiko Madridit. Kështu së paku beson trajner i Milanit , Stefano Pioli. Gjiganti Italian, pas 8 vitesh sërisht rikthehet në elitën e futbollist evropian dhe kërkon fitoren e parë ndaj Atletiko Madridit.

Kemi parë se detajet e vogla mund të bëjnë diferencën në këto ndeshje. Në “Anfilld Roud” pranuam shumë gola nga pakujdesia dhe disa problemeve teknike.

Duhet të luajmë në nivel të lartë – thjesht, pa zgjidhje të gabueshmeqë të mund të ndalojëm kundërshtarin tonë në secilin moment.

Janëdy ekipe që luajnë në Ligën e Kampionëve , vite më radhë dhe të cilat arrijnë deri në fund të garave. Besoj se eksperiencë nga Liverpulli mund të na ndihmojë që të jemi më mirë të përgatitur dhe më konkretë, kundër Atletiko Madridit".

Në ndeshjen e parë të Ligë së Kampionëve, Milani kishte epërsi 1-2 në fund të pjesës së parë. Ndërkohë në vazhdim nuk kishte zgjidhje për sulmet e Liverpullit dhe humbi takimin me rezultat 2-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat