Pioli: U penalizuam nga arbitri, vendimet e gjyqtarit ishin në anën e tyre

Futboll

Pioli: U penalizuam nga arbitri, vendimet e gjyqtarit ishin në anën e tyre

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 09:16
Pioli: U penalizuam nga arbitri, vendimet e gjyqtarit ishin në anën e tyre

Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka reaguar pas humbjes nga Atletico Madrid.

Atletico Madrid siguroi fitoren ndaj “Rossonerëve” në minutën e 90+6 me anë të golit të Luis Suarez nga penalltia.

Sidoqoftë, penalltia ishte dyshimtë dhe çuditërisht nuk u shikua nga VAR-i, gjë që bëri të këtë kritika të mëdha për arbitrin kryesor.

Ndër personat që iu drejtuan arbitrit ishte edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, që tha se gjyqtari nuk ka kaluar natën më të mirë.

Nuk mendoj se arbitri kaloi natën më të mirë, ishim penalizuar. Me 10 lojtarë u detyruam të luajmë rol tjetër, u mbrojtëm për gjysmë ore dhe ishim afër të marrim rezultat pozitiv. Është zhgënjyese, kjo për siguri”.

“Nuk ishte vetëm penalltia dhe kartoni i kuq, çdo vendim 50-50 shkoi në anën e tyre. Me pak më shumë fokus, mund të fitonim”.

Momentalisht, Milan është në fundin e tabelës me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat