I kushtoi 126 milionë euro, por Felix s’ka shënuar gol që tetë muaj për Atleticon

Futboll

I kushtoi 126 milionë euro, por Felix s’ka shënuar gol që tetë muaj për Atleticon

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 08:40
Joao Felix

Joao Felix i ka kushtuar Atletico Madridit plot 126 milionë euro.

Por prej ndeshjes kundër Villarealit më 28 shkurt të këtij viti, ai nuk ka arritur të shënojë.

Felix, i cili erdhi në Madrid si transferi i katërt më i shtrenjtë në botë tashmë po shihet si një yll në rënije tek Atletico, pasi vlera e tij ka rënë në 70 milionë euro.

Felix, nuk ka arritur që ta gjejë rrjetën e golit tash e plot 940 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat