​Messi godet Laportan: Nuk më kërkoi të luaj pa pagesë, fjalët e tij më tronditën

Futboll

​Messi godet Laportan: Nuk më kërkoi të luaj pa pagesë, fjalët e tij më tronditën

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:10
Lionel Messi

Lionel Messi është ndalur të flas përsëri për periudhën kur e aventura e tij te Barcelona po shkonte drejtë fundit duke hedhur akuza edhe ndaj presidentit të Barcelonës Joao Laporta.

Ai ka thënë se dëshira e madhe e tij dhe e familjes ishte për të qëndruar dhe për ta ndihmuar klubin katalanas. Ishte raportuar se Messit i ishte bërë kërkesë që të luante falas për Barcelonës dhe që ai nuk e kishte pranuar këtë, por ylli argjentinas tani jep versionin e tij shumë të ndryshëm nga ajo që ishte raportuar deri më tani.

Duke folur për largimin e tij, në një intervistë për gazetën “Sport” Messi tha:

“E vërteta është se, siç e shpjegova kur u largova, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar. Nuk më është kërkuar kurrë të luaj falas. Më kërkuan që të ulë rrogën dero në pesëdhjetë për qind. E bëra pa asnjë problem. Kështu doja të ndihmoja Barcelonën. Ishte dëshira ime dhe e familjes sime për të qëndruar në Barcelonë. Fjalët e presidentit nuk ishin në rregull. Më lënduan shumë”, vazhdoi Messi.

“Më dukej sikur Laporta më mori topin, por më pas nuk dinte çfarë të bënte me të. Ai thjesht nuk duhej t'i thoshte ato gjëra. Tani njerëzit mund të mendojnë se kam shkaktuar dyshime. Unë nuk e meritoj këtë.”, potencoi ai.

Messi më tutje zbuloi se ai nuk ka folur me Laportan që kur u largua nga “Camp Nou”, por zbuloi se ai do të kthehej në klub si drejtor teknik në një moment në të ardhmen.

Aventura e yllit argjentinas në PSG nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos pasur impaktin e pritur nga ai, ndërkohë që ai ka shprehur gatishmërinë e tij që në të ardhmen të marr një rol drejtues në klubin e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat