Momenti i bukur kur ish-futbollisti i cili u pensionua për shkak të lëndimit, fiton 1 milion në lotari

Futboll

Momenti i bukur kur ish-futbollisti i cili u pensionua për shkak të lëndimit, fiton 1 milion në lotari

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:39
Terry Kennedy

Terry Kennedy dikur konsiderohej si talent i madh i Sheffield Unitedit.

Kennedy, një mbrojtës i cili luajti përkrah Harry Maguire dikur, debutoi për klubin si 17-vjeçar më 2011.

Mirëpo, lëndimet do ta dëmtonin progresin e tij.

Ai mungoi tërë sezonin 2011/12 pasi pësoi një lëndim në gju.

Ai arriti të rikthehet në skuadrën e parë më 2013, por lëndimet vazhduan ta afektojnë.

Në total, ai bëri 24 paraqitje për klubin dhe u lirua më 2016.

Kennedy pastaj do të kalonte periudha te Alfreton dhe Harrogate, para se të pensionohej më 2018 vetëm si 25-vjeçar.

Tash 28-vjeçar, jeta e Kennedyt ndryshoi totalisht më herët këtë javë kur ai zbuloi se ka fituar 1 milion funta në lotari.

Pamjet nga momenti kur atij iu tha se ka fituar janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë zemërngrohëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat