Rummenigge: Mua nuk do më zinte gjumi natën nëse do të kisha borxhet që ka Agnelli te Juventusi

Futboll

Rummenigge: Mua nuk do më zinte gjumi natën nëse do të kisha borxhet që ka Agnelli te Juventusi

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Rummenigge: Mua nuk do më zinte gjumi natën nëse do të kisha borxhet që ka Agnelli te Juventusi

Bayern Munchen është modeli i një klubi të suksesshëm.

Bavarezët fitojnë çdo vit trofe, kanë një skuadër kompetitive që niset për të fituar gjithçka, por edhe gjendja financiare është e mirë dhe solide.

Karl-Heinz Rummenigge ka merita për një gjë të tillë, pasi ka kaluar shumë vite si drejtues i lartë klubi. Ish-CEO i Bayernit ka thumbuar Juventusin në prononcimin e fundit për RTV38.

“Te Bayerni ia kemi dalë të fitojmë trofe dhe prej 20 vitesh dalim me bilance pozitive. Mua nuk do më zinte gjumi natën nëse do të kisha borxhet që ka Agnelli te Juventusi.

Ne jemi treguar të aftë të çojmë përpara politikën tonë, që na ka mundësuar të fitojmë shumë trofe gjatë këtyre viteve”, theksoi 66-vjeçari gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat