Nga qendra e punësimit te fitorja e Champions League në harkun e shtatë viteve.
E thënë kështu, duket si subjekti i një filmi Hollywood-it. Në të vërtetë nuk është se i shkon shumë larg, po të mos ishte për faktin se është historia e vërtetë e portierit të Chelsea-t, Edouard Mendy.
Një që në 2014-ën, pasi është larguar nga Cherbourg, dukej se do t’i thoshte lamtumirë ëndrrës së tij për t’u bërë futbollist. Dhe në deklaratat e dhëna për Daily Mail, kuptohet se ideja që një ditë mund të luante thjesht për kualifikimin ne Champions dukej me të vërtetë absurde.
Mendy ka qenë shumë afër pikës që të hiqte dorë. “Momenti më i keq për mua ka qenë mbyllja e merkatos së verës. Cherbourg më kishte larguar edhe unë kam kërkuar vazhdimisht të kontaktoja menaxherin tim.
“I shkruaja, i lija mesazhe, por ai nuk më përgjigjej. Nuk kishte as guximin të fliste me mua. Dhe kur më është përgjigjur ka qenë vetëm një mesazh për të më thënë ‘me fal, është dita e fundit e merkatos dhe nuk do të arrij të të gjej një skuadër, kështu që të sugjeroj të kërkosh një punë dhe të vazhdosh të stërvitesh vetëm'”.
VESHJE – Mendy, siç ka thënë disa herë, e ka kërkuar me të vërtetë një punë. Madje, ka shkuar te qendra e punësimit. Më pas i ka telefonuar një miku sepse nuk ka marrë oferta as aty.
“Kam arritur në pikën që çoja CV. Kisha studiuar në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë i aftë me llogaritë. Kisha një shok që kishte një dyqan rrobash për burra dhe ishte i bindur se do t’i kisha shërbyer. Më ka ofruar mundësinë për të menaxhuar dyqanin e tij.
“E dinte se qëllimi im ishte që të gjeja një skuadër tjetër, por kam qenë shumë i pasigurt dhe mund edhe të kisha pranuar. Megjithatë, tetë ditë pasi kam filluar ta mendoja seriozisht idenë e dyqanit, Marseille më ka telefonuar për të më ofruar mundësinë që të bëhesha një nga portierët rezervë të klubit. Në atë moment gjërat kanë filluar të ndryshojnë”.