Nga rikthimi i Messit deri tek planet në merkato, ja çfarë zbuloi Joao Laporta

Futboll

Nga rikthimi i Messit deri tek planet në merkato, ja çfarë zbuloi Joao Laporta

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:27
Joao Laporta

Presidenti i Barcelonës Joao Laporta së fundi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin “RAC1” ku ka folur gjerë e gjatë për punën që po bëhet në klubin spanjoll, em fokusin më të madh tek përforcimet që ka nevoje skuadra, por edhe rinovimet e kontratave me lojtarët aktual, duke mos harruar edhe mundësinë e rikthimit të Lionel Messit.

Duke filluar nga spekulimet për rikthimin e Messit në “Camp Nou”, Laporta bëri të ditur se kjo nuk është në planet e tij dhe se nga lojtari nuk ka pranuar mesazhe për një ide të tillë.

“Në të vërtetë unë nuk kam pranuar mesazhe nga Messi apo agjenti i tij në lidhje me një rikthim të mundshëm. E vërteta është që ne nuk jemi duke e konsideruar këtë mundësi”, ka thënë Laporta.

Më tutje i pari i klubit katalanas ka thënë se në kushtet aktuale klubi e ka të pamundur të mendojë për transferimin e dyshes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Ne nuk do të mund të shpenzojmë shifra të tilla. I shoh që të dy shumë larg nënshkrimeve me Barcelonën”, theksoi ai, derisa shtoi se klubi tashmë ka nënshkruar me dy lojtarë.

“Ne kemi kompletuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm. Njëri është mesfushor dhe tjetër qendërmbrojtës, por nuk mund t’i them emrat”, tha Laporta.

Presidenti i Barçës po ashtu foli edhe për mundësinë e transferimit Lewandowskit dhe Salah si dhe pranoi se i pëlqen shumë ylli i Atletico Madridit Joao Felix.

“Lojtar të nivelit të lartë dëshirojnë t’i bashkohen Barcelonës, kjo është shumë e qartë. Por unë nuk mund të them nëse jemi në negociata me Lewandowski e Salahun apo jo. Unë vërtetë e pëlqej Joao Felixin. Është kënaqësi ta shohësh atë duke luajtur futboll. Vitin e kaluar ne ishim në negociata me Atleticon për shkëmbimin Felix-Griezmann, por në fund dështoi”, ka zbuluar Laporta.

Në vazhdim Laorta bëri të ditur se janë duke punuar në rinovimin e kontratave të Araujos dhe Gavit.

“Negociata për kontratat e reja të Araujos dhe Gavit janë duke shkuar shumë mirë. Ata duan të vazhdojnë këtu në Barcelonë por ne kemi disa limite që duhet respektuar sa i përket pagave”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat