Kualifikimet drejt Botërorit të femrave/ Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Belgjikës

Futboll

Kualifikimet drejt Botërorit të femrave/ Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Belgjikës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:39
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave

Sot me fillim nga ora 20:00, Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do të përballet si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” me Belgjikën, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit të femrave “AUZN 2023”.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Kosova u mposht nga Norvegjia me rezultat të thellë 5:1, kurse Belgjika e shkatërroi Shqipërinë si mysafire me rezultat 5:0.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Belgjikës daton në muajin tetor të vitit të kaluar, ku si vendase Belgjika e turpëroi Kosovën me rezultat 7:0.

Momentalisht, të dy këto kombëtare i ndajnë plot 12 pikë në tabelë, ku Belgjika zë vendin e dytë me 16 pikë, krahas Kosovës që renditet në vendin e pestë me vetëm katër pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Kosova (3-5-2): Kolgeci; Kastrati, Syla, Hisenaj; Limani, Tahiri, Halilaj, Kryeziu, Ejupi; Memeti, Rexhepi

Belgjika (4-3-3): Evrard; Deloose, Kees, De Neve, Philtjens; Cayman, Teulings, Vanhaevermaet; Wullaert, De Caigny, Eurlings

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat