Kam probleme financiare, por vëllai im milioner nuk më ndihmon! motra thumbon sërish lojtarin

Futboll

Kam probleme financiare, por vëllai im milioner nuk më ndihmon! motra thumbon sërish lojtarin

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:01
Kam probleme financiare, por vëllai im milioner nuk më ndihmon! motra thumbon sërish lojtarin

Problemet mes Ivana Icardi dhe vëllait të saj, Mauro, kanë nisur që në momentin kur lojtari i njohur do të bashkohej me Wanda Nara.

Këtu nisi krisja e marrëdhënies dhe tani ka jo pak ironi në distancë. Në vitin 2019, Ivana u shpreh për Wandën se ishte martuar me vëllain e saj vetëm për para dhe nëse Mauro do të ishte kasap, Wanda Nara nuk do të ishte me të. Këto fjalë sollën edhe padinë nga bashkëshortja e sulmuesit.

Por kjo histori nuk ka përfunduar ende. Në një intervistë të fundit, Ivana është shprehur se po kalonte një periudhë të vështirë financiare pas ndarjes nga Hugo Sierra, me të cilin disa muaj më parë do të sillte në jetë edhe një vajzë.

“Familja po më ndihmon në këto momente të vështira ekonomike, me përjashtim të vëllait tim, milionerit…”, tha Ivana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat