Ten Hag beson se fituesi francez i Kupës së Botës ka aftësinë...

Futboll

Ten Hag beson se fituesi francez i Kupës së Botës ka aftësinë...

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:40
Ten Hag beson se fituesi francez i Kupës së Botës ka aftësinë...

Erik Ten Hag qëkur është bërë trajner i Manchester United po bën projektin e tij se si do të duket skuadra për sezonin e ardhshëm. Dhe pjesë të projektit ai po e sheh edhe francezin N`Golo Kante.

Mesfusha është ajo që Ten Hag dëshiron të forcohet këtë verë, duke pasur parasysh largimet e mundshme të Paul Pogba dhe Nemanja Matic.

Sipas Daily Mirror, Ten Hag beson se fituesi francez i Kupës së Botës ka aftësinë dhe përvojën për ta ndihmuar atë në ndërtimin e ekipit sipas idesë së tij. 

31-vjeçari francez ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat