FC Shkupi kampion, Bushi: Suksesi nuk është i rastit, por fryt i punës së gjatë

Futboll

FC Shkupi kampion, Bushi: Suksesi nuk është i rastit, por fryt i punës së gjatë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:42
FC Shkupi kampion, Bushi: Suksesi nuk është i rastit, por fryt i punës së gjatë

Zëvendësministri i MPB të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi me rastin e shpalljes kampion të FC Shkupi lëshon urime duke dëshiruar që këto suksese të mos ndalen me kaq.

Këtij suksesi i gëzohemi edhe ne, së bashku me Ju, i gëzohemi sikur të jemi një, sepse jam shumë i vetëdijshëm se nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por është fryt i punës së gjatë, entuziaste dhe me përkushtim, që po bëhet në këtë klub, shkruan mes tjerave Bushi.

"Nuk paska kënaqësi më të madhe të shohësh gëzimin e tifozërisë së Shvercerëve në stadiumin e Çairit.
Ka vite që FC Shkupi tregon një profesionalizëm të jashtëzakonshëm në fushën e blertë si një kampion i vërtetë, e me këtë rritëm uroj të na sillni suksese gjithmonë sepse me këto suksese me plotë të drejtë po e fiton epitetin krenaria e futbollit.

Këtij suksesi i gëzohemi edhe ne, së bashku me Ju, i gëzohemi sikur të jemi një, sepse jam shumë i vetëdijshëm se nuk është i rastit, nuk është arritur “brenda natës” por është fryt i punës së gjatë, entuziaste dhe me përkushtim, që po bëhet në këtë klub.

Urime dhe njëherë të gjithë atyre që kontribuan në këtë drejtim, që nga udhëheqësia, lojtarët dhe gjithë ne tifozëve, vazhdoni na bëni krenar edhe më tej", ka shkruar Bushi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat