Fatmir Berisha: Urime 27 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot", me gazetarin më të mirë Kemajl Goca

Futboll

Fatmir Berisha: Urime 27 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot", me gazetarin më të mirë Kemajl Goca

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 22:41
Fatmir Berisha

Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Llapit të Podujevës, Fatmir Berisha, tha se gazeta “Bota sot” është gazeta më e mirë.

Ai tha se ishte e vetmja gazetë që informonte për të gjitha ngjarjet në kohërat më të vështira dhe sot është zë i fuqishëm i sportit.

“Urime 27 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare ‘Bota sot’ e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.

Ju lumtë, jeni gazetari më i mirë shqiptar i sportit Kemajl Goca, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota sot””, uron Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat