Juventusi tundohet nga oferta e Chelsea-t

Futboll

Juventusi tundohet nga oferta e Chelsea-t

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 14:28
Juventusi tundohet nga oferta e Chelsea-t

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi tepër cilësor pas largimit të emrave të tillë si Christensen dhe Rudiger, që lanë një hendek të madh në mesin e prapavijës. Jan të paktën tre emra që luajnë në Serinë A dhe që pëlqehen shumë nga trajneri Thomas Thuchel: Skriniar, Koulibaly dhe De Ligt.

Prioritet për londinezet, në fakt, është qendërmbrojtësi i Juventusit, për të cilën drejtuesit bardhezi kërkojnë plot 120 milionë euro. Një shifër shumë e lartë të cilën londinezët kërkojnë ta ulin duke përfshirë ë bisedime lojtarë të rëndësishëm që janë aktualisht nën urdhrat e Thuchelit. Fillimisht u fol për Timo Werner, ndërsa sot del në skenë Christian Pulisic.

Sipas “Daily Mail”, kroati me pasaportë amerikane është i preferuari i “Zonjës së Vjetër”. A do të ketë pra një pikë takimi për futbollistin amerikan apo bardhezinjtë do të vazhdojnë të kërkojnë vetëm para?

Nëse drejtuesit e Juventusit kërkojnë vetëm para “Cash”, Chelsea do ta kthente vëmendjen te Skriniar, por për sllovakun do të haste në konkurrencën e fortë të PSG-së (Interi kërkon 70 milionë). Alternativë tjetër është Koulibaly, që Napoli e vlerëson më pak pasi i ka mbetur vetëm një vit kontratë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat