Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoron me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi 

Futboll

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoron me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi 

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:14
Presidenti i Shqipërisë dekoron Remzi Ejupin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, për meritat e tij në themelimin e ansamblit “Kosova djep lirie”.

Ejupi i ka shërbyer gjithmonë idesë së formimit të një hapësire ekonomike mbarë shqiptare, ka mbështetur sportin, Kombëtaren e Shqipërisë e shumë aktivitete të tjera.

Ky titull i lartë që shteti shqiptar i dha biznesmenit dhe humanistit Remzi Ejupi është mirënjohje shtetërore për kontributin e tij të dhënë për kombin tonë, çlirimin e Kosovës, zhvillimin ekonomik të vendit, kulturën, arsimin, sportin dhe shtetin në përgjithësi.

Presidenti Meta u shpreh se ndjehet i lumtur që e nderoi një personalitet si Remzi Ejupi duke thënë se ai është frymëzim që shqiptarët të punojnë gjithmonë së bashku. 

Vetë Ejupi, pasi falënderoi Rifat Jasharin, Ilir Metën, Isa Mustafën dhe të pranishmit e tjerë në ceremoni, tha se ky çmim është nder i madh për të dhe familjen e tij, shkruan në faqen e FC Prishtina.

“I nderuar që sot mora titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

E ndjej thellë në shpirt këtë urdhër, duke nderuar babanë tim dhe kujtimet e tij. I jemi mirënjohës zotit president që na nderoi me urdhrin e flamurit kombëtar.

Është moment i paharruar për familjen time, por uroj të mos jetë më i paharruari.

E falënderoi presidentin Meta për vlerësimin dhe zotohem se do të vazhdojë kontributin tim në të mirë të kombit shqiptar”, ka shkruar Ejupi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat