Këta dy fëmijë me legjendën Fadil Vokrri, sot janë rritur! Po kush janë?

Futboll

Këta dy fëmijë me legjendën Fadil Vokrri, sot janë rritur! Po kush janë?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:53
Albana është në mes dhe Gramozi në të djathtë me legjendën Fadil Vokrri

Një fotografi e rrallë dhe emocionuese, legjenda Fadil Vokrri, me dy fëmijë në vitet e 90-ta. 

Po kush janë këta dy fëmijë që sot janë rritur?

Vajza e tij, Albana dhe djali i tij, Gramozi. Albana dhe Gramozi, dy të respektuarit, fëmijët e legjendës Vokrri. 

Image

KF Prishtina 1985, nga e majta në këmbë: Fadil Vokrri, Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Faton Domi, Agim Cana.
Ulur nga e majta: Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.

I papërsëritshmi Fadil Vokrri, 9-shja e gjeneratës së artë të Prishtinës (1980-1986), nga aty shtegtoi në Partizan të Beogradit, më pas në Nimes të Francës dhe në Fenerbahce të Turqisë, pastaj luajti edhe disa vite e veproi në Francë dhe për t’u rikthyer në Kosovë, një periudhë u emërua drejtor i FC Prishtina dhe nga shkurti i vitit 2008 e deri me 9 qershor të vitit 2018, deri në ditën kur ndërroi jetë papritur, ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vokrri, me punën e tij të pandalshme, me autoritetin e tij, është  meritë ekskluzive e tij që FFK u pranua në UEFA me 3 maj të vitit 2016 dhe me 13 maj në FIFA.   

Gjeneratat e vjetra edhe sot emocionohen kur flasin për lojërat e legjendës Vokrri, driblimet e tij, sidomos kur shkatërronte klubet me renome, si Dinamon e Zagrebit, Cërvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, Hajdukun e Splitit etj. Gjenerata e Fadil Vokrrit nuk përsëritet kurrë, një stadium që vlonte sikur në shtetet e Amerikës Jugut.

Mbi 35.000 - 40.000 shikues, brohorisnin pareshtur Vokrri, Vokrri, Vokrri, besa – besë, një histori që nuk përsëritet kurrë.

Fadil Vokrri sot ka datëlindjen e 62-të, edhe pse nuk është fizikisht në tokën e Kosovës, që i dha shumë e bëri krenar, ai gjithmonë është në mes nesh me veprat e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat