Tentuan të vrisnin një person për 1 mijë euro, ish-futbollisti italian dhe një shqiptar bien në rrjetën e policisë

Futboll

Tentuan të vrisnin një person për 1 mijë euro, ish-futbollisti italian dhe një shqiptar bien në rrjetën e policisë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:35
Tentuan të vrisnin një person për 1 mijë euro

Një shtetas shqiptar dhe një ish-futbollist italian kanë përfunduar në rrjetën e policisë së Romës, e cila ka zbuluar një tentativë vrasje të organizuara nga ata për shkak të një shantazhi që bënte një person i tretë në lidhje me trafikun e substancave narkotike.

Urdhër-arrestet për 5 persona janë ekzekutuar pasi kanë përfunduar hetimet rreth tentativës së vrasjes së një 45-vjeçari në tetorin e vitit 2020.

Policia nisi të hetonte këtë ngjarje dhe më pas zbulo disa bisedime të kriptuara në celularë të cilat zbardhnin detaje e situatës së pazakonte.

45-vjeçari, ndaj të cilit u bë atentat, i kishte kërkuar një personi tjetër 1 mijë euro në muaj në formë shantazhi, pasi kishte ruajtur për të një sasi droge më parë. Një shantazh që kishte vazhduar për disa kohë dhe kishte shtyrë në vendimin për ta vrarë personin në fjalë i cili kishte qenë më parë i arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike.

Personi që bënte shantazh kishte përfituar rreth 40 mijë në këtë mënyrë dhe kjo kishte çuar në pajtimin e vrasësve për ta eliminuar, me atentatin që dështoi në vitin 2020 dhe u bë objekt i hetimeve.

Dy nga personat e përfshirë në ngjarje ishin të njohur për policinë italiane, një ish-futbollist 34-vjeçar italian si dhe një shtetas shqiptar 36-vjeçar, të cilët ishin të arrestuar që më parë për shkak të veprave të ndryshme penale.

Në pranga tashmë kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë të tyre, si dhe 45-vjeçari i cili akuzohet për shantazh dhe për mbajtje të substancave të palejuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat