Kur Abdyl Bellopoja shtang Sllobodan Janjushin, Prishtina shkatërron Zhelezniçarin

Futboll

Kur Abdyl Bellopoja shtang Sllobodan Janjushin, Prishtina shkatërron Zhelezniçarin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:56
Avdyl Bellopoja

Abdyl Bellopoja, ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 80-ta.

Një ndeshje që edhe sot mbahet mend është mes Prishtinës dhe Zhelezniçarit të Sarajevës, në kuadër të javës së 7-të të Ligës së Parë ish jugosllave.

Ndeshja u zhvillua në Prishtinë me 20 shtator të vitit 1987, para 16 mijë shikuesve. 

Image

Kur Gjukiq shënon me kokë

Prishtina bëri lojën më të mirë në ballafaqimet direkte me Zhelezniçarin, duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Java e 7-të, 20 shtator, 1987
Prishtina – Zhelezniçari 3:0

Shikues: 16.000.
Stadiumi i Prishtinës.

Gjyqtarë: Millovan Nikoliq (Lubjana), Atif Lipovac (Zagrebi), Risto Bundalevski (Shkupi).
Shënues: Bellopoja (25'), Gjukiq (54'), Batroviq (70' - nga penalltia).
Kartona të verdhë: Sadriu - MIhajlloviq.
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Sahit Kelmendi 8 (Fahredin Duraku),Isa Sadriu 7, Gani Llapashtica 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 6, Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Abdyl Bellopoja 8 dhe Kujtim Shala 7. 
Mungojnë formacionet e Zhelezniçarit në sportin e “Rilindjes”. 

E veçanta ka qenë goli i Abdyl Bellopojës nga distanca, me një goditje të papritur dhe topi bie në tokë e në ajër duke e lënë të shtangur portierin e Zhelezniçarit, Sllobodan Janjush. Ky portier me përvojë, në atëkohë ka qenë në moshën 35-vjeçare.

Bellopoja shënoi në minutën e 25-të, Vlladisllav Gjukiq realizon me kokë për 2:0 (54’) dhe Zoran Batroviq nga penalltia për 3:0 (70’).

Pas kësaj fitore, Prishtina si vendas e mundi me 1:0 Radniçkin e Nishit, pastaj me 2:1 në udhëtim Dinamo e Zagrebit, si vendas luajti 0:0 me  Partizanin e Beogradit etj. 

Pas javës së 7-të Prishtina renditej në vend të 14-të me 6 pikë dhe Zhelezniçari i teti me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat