Kaq para fitoi Ballkani pasi regjistroi fitoren e parë në fazën e grupeve në Evropë

Futboll

Kaq para fitoi Ballkani pasi regjistroi fitoren e parë në fazën e grupeve në Evropë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:23
Kaq para fitoi Ballkani pasi regjistroi fitoren e parë në fazën e grupeve në Evropë

Ballkani regjistroi sonte fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës fituan në udhëtim te Sivasspori me rezultatin 3:4.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Yeni 4 Eylul” dhe ishte e vlefshme për raundin e tretë në Grupin G.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka fituar edhe 500 mijë euro – pasi kaq paguhet një fitore në grupet e Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se përveç një humbjeje, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka regjistruar edhe një barazim – atë kundër Clujit, e cila ia ka garantuar klubit nga Suharaka 166 mijë euro tjera.

Ballkanit tashmë i takojnë edhe 2,94 milionë euro për kalim në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat