Ben White ka treguar që ai kurrë nuk ka shikuar futboll në TV si fëmijë

Futboll

Ben White ka treguar që ai kurrë nuk ka shikuar futboll në TV si fëmijë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Ben White

Ben White ka treguar që ai kurrë nuk ka shikuar futboll në TV si fëmijë dhe për këtë nuk ka shumë kujtime nga Botërorët.

Duke kujtuar vitet e tij të fëmijërisë, mbrojtësi i Arsenalit thotë se ka qenë shumë aktiv edhe si fëmijë, ai kurrë nuk ka shikuar futboll në televizion. Ai po ashtu thotë se edhe tani, duke qenë futbollist profesionist, nuk i pëlqen që ta shikojë një ndeshje për 90 minuta.

“Në verë zakonisht unë vrapoja plazhit të Bournemouthi dhe shikoja pak ndeshje Botërori në ekran të madh, por normalisht nuk shikoja futboll për një javë. Nuk e di pse – nuk jam rritur duke shikuar futboll, në shtëpinë time kjo nuk ekziston”.

“Të gjithë e shikojnë atë, apo jo? Por, unë isha një fëmijë shumë aktiv, njëjtë jam edhe tani. Gjithmonë pyetëm çfarë bëjë pas futbollit – në të vërtetë nuk bëjë shumë për shkak se gjithmonë jam zënë. Kështu që të ulëm dhe ta shoh një ndeshje 90 minutëshe pasi kam stërvitur tërë ditën dhe kam katër orë apo pesë mbledhje për futboll? Gjëja e fundit që do ta bëja është të shikoj futboll.

Ai është pyetur se a mban mend ndonjë Botëror. “Asnjë deri të ky i fundit. Ndoshta, i mbaj mend më shumë zhgënjimet si psh me kujtohet penalltia e humbur e Eric në ndeshjen kundër Kolumbisë dhe ndjenjën që kisha se ai shënoi. Botërori nuk u përcjell në shtëpinë time”, tha ai.

White tani është pjesë e Anglisë dhe nesër ai mund të jetë titullar në ndeshjen që Tre Luanët e luajnë kundër Iranit në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat