Infantino mos mbyll sytë, me kërcënimet, sulmet, dhunën dhe racizmin serb ndaj futbollisteve zviceranë - shqiptarë në Katar

Futboll

Infantino mos mbyll sytë, me kërcënimet, sulmet, dhunën dhe racizmin serb ndaj futbollisteve zviceranë - shqiptarë në Katar

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Infatino

Në ngjarjen botërore Zvicra - Serbia para syve te botës bëhen thirrje raciste për të vrarë e zhdukur shqiptarët. Kurse FIFA heshte?! Giovanni Infantoni nuk te duhet te mos mbyllë sytë, ai duhet të reagoj urgjent dhe ndërmerr masa ndëshkimore ndaj Serbisë.

Ndalesa e FIFA-s shqiptarëve të bëjnë simbolin e tyre kombëtar (shqiponjën dykrenare) nuk ishte lajm i mirë për ndeshjen e 2 dhjetorit mes Zvicrës dhe Serbisë në Katar ku ndeshja ishte më shumë se lojë, kishte dhune, maltretim, terror psikologjik, presion, recizëm serb ndaj futbollistëve zviceran (shqiptarë) para syve të FIFA-s.

Në eventin botëror Zvicra-Serbia para syve të botes bëhen thirrje raciste për të vrarë e zhdukur shqiptarët. Sjelljet arrogante te ekipit nga Beogradi dhe tifozëve serbë u gjykuan dhe u kritikuan dje dhe  sot nga mediat botërore, por jo edhe nga FIFA e as nga shefi i saj Infantino, thuhet ne fillim te letrës nga redaksia e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch dërguar presidenti të FIFA-s Giovanni Infantino.

Ja disa fakt

FIFA hesht para këtij akti: Futbollistët e Serbisë me direktiva u futën në fushën e lojës. Disa prej tyre e kishin për qëllim që të provokonin kapitenin Granit Xhakën, disa herë i shkuan ashpër në lojë. Direktivat e tyre ishin që të provokojnë edhe Xherdan Shaqirin. Si Xhakën dhe Shaqirin, t’i provokojnë që të ndëshkohen me kartona të kuq.

FIFA hesht para këtij akti: Futbollisti Nikola Milenkoviqi ka provokuar rëndë Granit Xhakën, ndërsa disa të tjerë iu turren djalit nga Kosova. Një fotografi që paraqet një fakt shumë interesant edhe për FIFA-n, portieri i Serbisë. Vanja Milinkoviq Saviq, e kapi për fyti Granit Xhakën.

FIFA hesht para këtij akti: Çudi se si se Vanja Milinkoviq Saviq ka shpëtuar pa u ndëshkuar me karton të kuq, ky gjest i tij i ulët duhet të dënohet rëndë nga FIFA. Serbët rrethojnë Xhakën sypatrembur, këto provokime serbe i pa e gjithë bota.
FIFA hesht para këtij akti: “Vrite, vrite shqiptarin” ishin thirrjet në kor nga tifozët serb edhe pse spikeri zyrtar në stadium i bëri thirrje atyre të ndalin të gjitha ofendimet dhe gjestet diskriminuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat