Barcelona humb penalltinë, 31 minuta me një lojtar me pak por fiton 

Futboll

Barcelona humb penalltinë, 31 minuta me një lojtar me pak por fiton 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:07
Raphinha feston

Barcelona me shumë vështirësi ka arritur tre pikë në takimin e javës së 24-të të kampionatit spanjoll.

Lideri i kampionatit spanjoll, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Valencisë.

Në minutën e 15-të, Raphinha shënoi për fitoren e madhe të Barcelonës.

Në minutën e 55-të, Torres la dështuar nga penalltia për të thelluar fitoren, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë.

Katër minuta më vonë (59’), Araujo përjashtohet me karton të kuq, pasi që nga ndërhyrë nga pas, duke lënë me një lojtar me pak Barcelonën. 

Barcelona edhe pse 31 minuta me një lojtare me pak megjithatë ka shënuar fitore. 

Barcelona kryeson me 62 pikë, ka një ndeshje dhe 10 pikë më shumë se Reali në vend të dytë dhe Valencia është shumë keq në renditje përkatësisht në pozitën e 19-të me 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat