Ia kishte zënë gruan shoku i skuadrës, portieri serb çmendet kur ia kujtojnë malazezët

Futboll

Ia kishte zënë gruan shoku i skuadrës, portieri serb çmendet kur ia kujtojnë malazezët

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:20
Vllahoviq dhe Rajkoviq me gruan e tij

Një skandal i madh e kishte përfshirë Kombëtaren serbe gjatë Kupës së Botës, ku u eliminuan herët.

Mediat serbe i kishin zbuluar pabesitë që ua kishin bërë gratë e tyre disa futbollistëve të Kombëtares serbe.

Por, më e keqja dhe tragjikja ishte se ato i kishin tradhtuar bashkëshortët me shokët e tyre të Kombëtares.

Dushan Vllahoviq thuhej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Ana Cakiq, grua e portierit rezervë, Predrag Rajkoviq, i cili luan në Mallorca me Vedat Muriqin.

Kurse, Nemanja Gudelj kishte bërë se*s me partneren e Luka Joviqit, Sofija Milosheviq.

Kjo kishte bërë që serbët të kishin probleme dhe kjo u reflektua edhe në fushën e blertë.

E tash, pak muaj më pas, këtë plagë, portierit Rajkoviq ia kanë shpluar tifozët serbë.

Ata e ngacmuan portierin rezervë të Kombëtares së Serbisë, duke i thënë se “Vlahoviq ta … gruan”, para lojës mes Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat