Shkëndija mobilizohet ndaj ekipit maqedon

Futboll

Shkëndija mobilizohet ndaj ekipit maqedon

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:57
Shkëndija

Pas pauzës dy javore rikthehet elita e futbollit e Maqedonisë së Veriut në futboll, me ndeshjet e javës së 25-të. 

Shkëndijae Tetovës në seri shumë pozitive do të presë Pobedën e Prilepit në momentin më të mirë të këtij kampionati për kuqezinjtë.

Tre fitore rresht dhe 4 triumfe në 5 ndeshjet e fundit mbajnë Shkëndijën në garë për titullin e kampionit. Në pranverë djemtë e trajnerit Qatip Osmani kanë efekt të 100% të fitoreve si vendas dhe të dielën kërkojmë të vazhdojmë këtë seri. 

“Pobeda ka start katastrofal të gjysmësezonit pranveror. 6 humbje në po aq ndeshje të luajtura e mbajnë Pobedën në vend të fundit në renditje, mirëpo prilepasit nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të shpresojnë të paktën të shmangin rënien direkte dhe synojnë të kapin vendin e 10-të që çon në balotazh dhe që për momentin mbahet nga Skopje (Pobeda 13 pikë, Skopje 14 pikë).

Nga 6-të disfatat pranverore të Pobedës, njëra është pikërisht nga Shkëndija në Tetovë kur në xhiron e 20-të fitonim 1:0 me golin e Çinarit. 

Ljupço Doriev pritet të jetë përforcim i madh për Shkëndijën në vazhdim të kampionatit, pasi sulmuesi anësorë ka lënë pas dëmtimin dhe është rikuperuar plotësisht. Nuk dihet nëse trajneri Osmani do ta aktivizojë prej fillimi apo do presë shans nga bankina, mirëpo lajmi i mirë është se Doriev do të jetë në kombinim. E njejta vlen edhe për Bashkim Velijan dhe Dashmir Elezin të cilët kanë ushtruar me intensitet të plotë ditët e fundit dhe futen në kombinim për lojë. 

Me gjithë kthimin e rëndësishëm, Shkëndija në këtë duel do të ketë mungesa të konsiderueshme. Metodi Maksimov i lënduar kundër Skopjes nuk është rikuperuar dhe vazhdon me stërvitet individualisht duke ngelur jashta kombinimit për këtë duel, njejtë si i riu Lorik Jakupi që ka zgjatur kofshën e këmbës. 

Klisman Cake dhe Mevlan Murati humbin këtë duel shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë. 

Për herë të parë në historinë e elitës së futbollit të Maqedonisë një arbitre femër do të ndajë drejtësinë si kryesore në një ndeshje të Ligës së Parë. Iva Projkovska do të jetë në qendër të ndarjes së drejtësisë në takimin Shkëndija-Pobeda.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Projkovskës si refere kryesore në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe duke parë përvojën e saj ndërkombëtare dhe delegimin e vazhdueshëm në Ligën e Kampionëve për femra, pritet që të dielën të jetë në nivel të detyrës”, njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat