Pioli: Gabime të shumta nga të dyja palët

Futboll

Pioli: Gabime të shumta nga të dyja palët

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:38
Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, përpiqet të mbajë me këmbë në tokë skuadrën pas triumfit 1:0 të arritur në ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League ndaj Napolit.

Në prononcimin e dhënë pas këtij dueli për mikrofonin e “Prime Video”, tekniku kuqezi ndër të tjera u shpreh:

Edhe unë po mendoj për ndeshjen e dytë, do të jetë një tjetër sfidë e mrekullueshme, siç ishte kjo e sotmja. Gabime të shumta nga të dyja palët, këto ndeshje janë ndeshje të balancuara dhe të vështira për të dyja ekipet.

Napoli filloi më mirë se ne, ne driblonim keq në fillim ndërsa ata ishin më agresivë.

Më pas bëmë një lojë të mirë, na vjen keq që nuk kemi përfituar nga epërsia numerike në fund.

Është një rezultat që na intereson dhe na jep një shans për të kaluar më tej.

Është e qartë se unë u përpoqa të fusja një anësor më sulmues, Benaser luajti një lojë të shkëlqyer, por ishte i lodhur. Ne u përpoqëm të fusnim Brahim Diaz në qendër pas daljes së Benaser.

Më pëlqyen të gjithë, luajtëm një ndeshje Champions League, rivalizuam me një ekip të fortë.

Asnjë rezultat nuk do ta mbyllte diskutimin e kualifikimit, tani do të shkojmë në Napoli me besim dhe përqendrim, e dimë vështirësitë që do të hasim”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat