Stefano Pioli ka shpjeguar arsyen pse Rafael Leao nuk është as në stolin e Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për Interin.
Pikëpyetja e madhe gjatë ditëve të fundit ishte rreth Leaos, i cili çaloi në fitoren 2-0 të Serie A ndaj Lazios të shtunën për shkak problemi muskulor.
Portugezi ishte në terrenin stërvitor mëngjesin e sotëm dhe bëri një test fitnesi, por nuk hipi në autobusin e ekipit për të udhëtuar në stadium.
“Nuk funksionoi, ai ende ka dhimbje dhe nuk mund të luajë, kështu që do të shkojmë me karakteristika të ndryshme. Nëse luajmë si një ekip solid me karakter në top, ne mund ta luajmë lojën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Pioli për “Amazon Prime Italia” pak para nisjes xsë ndeshjes.
Shpresa është që Leao të kthehet në formë të plotë për ndeshjen e dytë të martën e ardhshme në vend që të rrezikojë të dëmtojë më tej muskujt delikatë të kofshëve.
“Kam qëndruar shumë pranë lojtarëve të mi, duke u kujtuar disa situata taktike që do të jenë shumë të rëndësishme. Kam entuziazëm dhe energji të madhe, sepse kështu duhet t'i qasemi kësaj loje”, shtoi Pioli.
Ndeshja mes Milanit dhe Interit nis nga pora 21:00.