Duro, Tairi dhe Shabani optimist: Makedonija GJP meriton respekt, por ne do ta fitojmë edhe kupën!

Futboll

Duro, Tairi dhe Shabani optimist: Makedonija GJP meriton respekt, por ne do ta fitojmë edhe kupën!

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:51
Pamje nga konferenca

Pas fitimit të trofeut të titullit kampion, FC Struga Trim Lum, ka mundësinë e mirë që të fitoj edhe kupën e Maqedonisë së Veriut.

Nesër, kundërshtar i tyre do të jetë mbrojtësi aktual i trofeut, Makedonija Gjorçe Petrov.

Në prag të ndeshjes flasin trajneri Shpëtim Duro dhe futbollistwt, kapiteni Flamur Tairi dhe Bunjamin Shabani.

“Është nder dhe kënaqësi të luash, të jesh pjesëmarrës, të jesh trajner në një finale të madhe kupe për një vend.

Të dyja skuadrat sipas asaj që kanë treguar deri më tani në këtë kompeticion e meritojnë të jenë këtu.

Kur kalon në finale, do të thotë se ke cilësi, këtu nuk ka dyshime. Struga Trim Lum doli kampion, është punë e madhe për ne, trofeun e kampionit e sollëm në qytetin e Strugës. Ky ishte një moment historik për ne. Tani na jepet mundësia për të arritur kurorën e dyfishtë dhe do të përpiqemi ta shfrytëzojmë këtë shans.

Pres një ndeshje të mirë, një finale të mirë, sigurisht që pres një triumf për ekipin tonë në Strugë Trim Lum”, tha Duro.

“Ne jemi kampionë, jemi të motivuar sa më shumë, ndaj edhe pse këtë sezon nuk arritëm ta mposhtim Makedonija GJP, shpresojmë ta bëjmë nesër.

Kemi cilësi, jemi freskuar pas festimit të titullit, jemi të fokusuar dhe duam një kurorë të dyfishtë”, tha kapiteni Flamur Tairi.

“Kur luhet një ndeshje si kjo nuk ke nevojë për motivim shtesë, mjafton vetë kuptimi i ndeshjes për të të motivuar.

Unë jam pjesë e sukseseve më të mëdha të Strugës Trim Lum dhe për këtë jam krenar që u bëmë kampionë në kampionat, tani është radha e kurorës së dyfishtë. Ekipi i Gjorçe Petrovit meriton respekt të madh.

Kemi luajtur tre ndeshje në kampionat dhe të gjitha kanë përfunduar pa fitues, ndoshta kjo garanton një finale të pasigurt.

Megjithatë, ne jemi kampionë dhe sigurisht që uroj një trofe tjetër”, tha Shabani.

Ndeshja për trofeun në garën më masive në vend do të luhet të shtunën në ora 17:00 në fushën “Petar Miloshevski” në kompleksin e FFM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat