Mourinho flet për lamtumirën me Interin: Kisha frikë të kthehesha në Milano

Futboll

Mourinho flet për lamtumirën me Interin: Kisha frikë të kthehesha në Milano

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:42
Jose Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin ‘Federico Buffa Talks’, në “Sky Sport”, ku u ndal tek Interi dhe kalimi i tij tek Real Madridi.

“Do të kishte qenë më e përshtatshme për mua të qëndroja tek Interi sesa të konkurroja me Barcelonën, do të kisha fituar një tjetër skudeto të lehtë, do të kishim vazhduar të merrnim medaljen e Kampionëve të Botës për Klube, por nuk do të kishte asnjë kuptim për mua. 

Lojtarët shumë inteligjentë e dinin tashmë se çfarë do të vendosja, pas finales së Ligës së Kampionëve nuk u ktheva në Milano sepse kisha frikë se emocionet e mia mund të ndryshonin dhe nuk do të shkoja tek Real Madrid. 

Unë refuzova të nënshkruaja kontratën me Real Madridin para finales kundër Bajernit të Munihut, por kisha frikë të kthehesha në Milano për shkak të emocioneve. Të fitonim tripletën ishte ëndrra e Materacit, nuk do t’i harroj kurrë sytë e tij pas finales”, tha ai. 

Ai gjithashtu u shpreh se një trajner mund të ndjehet i vetëm në situata të caktuara:

“Kur fiton, e ke të vështirë të ecësh sepse të gjithë janë me ty. Kur humbet, je vetëm. Padyshim që ke ndihmës që janë gjithmonë me ty, aty është familja, ka shokë. Kjo është eksperienca ime pas më shumë se 20 vitesh. 

Unë nuk jam një shembull i madh i përulësisë sepse ky jam unë. Futbolli është lojë e popullit, liria e shprehjes, e mendimit, por futbolli në nivele të caktuara nuk është liri. Askush nuk mund të më kritikojë ose të më ndalojë të them atë që mendoj për veten time”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat