Spektakolar me Kombëtaren, anësori “Verdhekuq”: Shpresoj që De Rossi të jetë duke i ndjekur paraqitjet e mia

Futboll

Spektakolar me Kombëtaren, anësori “Verdhekuq”: Shpresoj që De Rossi të jetë duke i ndjekur paraqitjet e mia

Më: 25 mars 2024 Në ora: 16:54
De Rossi

Polonia arriti të kalojë me spektakël fazën e parafundit të kualifikueseve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mposhti në “shtëpi”, me rezultatin e thellë, 5 me 1, përfaqësuesen e Estonisë dhe tashmë udhëton drejt Kardifit, aty ku do të përballet me “Dragonjtë” e Uellsit, mbrëmjen e së martës.

Nëse rast fitoreje, Polonia do të bëhej pjesë e grupit D në Gjermani 2024. Bashkë me Holandën, Francën dhe Austrinë. I karikuar për këtë sfidë, duke të jetë edhe anësori i krahut të majtë të fushës, Nicola Zaleëski, i cili pas dy asistimeve dhe shkaktimit të një autogoli nga ana e estonezëve ka folur gjatë konferencës për shtyp edhe për situatën te Roma, duke dhënë një mesazh të qartë për teknikun De Rossi.

“Ky është një moment shumë i mirë për mua, ndihem shumë mirë. Gjithsesi, unë duhet të vazhdoj të punoj fort për të ndihmuar skuadrën. Shpresoj që trajneri De Rossi të jetë duke i ndjekur paraqitjet e mia. Roli në të majtë është më i miri për mua, por jam gati të luaj ku të më caktojë trajneri.

Euro 2024? Jemi në formë, duam të mposhtim Uellsin dhe të sigurojmë kualifikimin në Evropian”,- u shpreh futbollisti polak, një ditë para sfidës më vendimtare, të këtij viti, për Kombëtaren e Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat