Media serbe çmendet: Një djalë dhe një vajzë shqiptare hyjnë në hotel ku gjendet ekipi i Serbisë! Kështu reaguan 

Futboll

Media serbe çmendet: Një djalë dhe një vajzë shqiptare hyjnë në hotel ku gjendet ekipi i Serbisë! Kështu reaguan 

Nga: K.Goca Më: 13 qershor 2024 Në ora: 19:09
Pamje në Augsburg

Serbëve iu pengon çdo shqiptar që sillet andej nga hoteli në Augsburg në Gjermani.

Serbëve çdo fjalë shqip iu duket provokim! 

Serbëve edhe hyrja në hotel iu duket provokim.  

Pamfleti serb “Kurir” çmendet që një djalë dhe një vajzë shqiptare paskan hyrë në hotel ku gjendet ekipi i Serbisë për Euro 2024 në futboll.

“Një situatë e pakëndshme ka ndodhur në Augsburg, përkatësisht në hotelin ku po qëndrojnë përfaqësuesit e Serbisë.

“Tifozët shqiptarë kanë hyrë në hotel me qëllim që të provokojnë këdo që kanë hasur nga delegacioni që udhëtoi nga Beogradi për në Kampionatin Evropian.

Një djalë dhe një vajzë hynë në hotel të veshur me kapele me simbole të Shqipërisë dhe më pas ecën në korridor duke u përpjekur të përplaseshin me dikë.

Sigurimi i Federatës së Futbollit të Serbisë e kuptoi shpejt se çfarë kishte ndodhur dhe i dëboi provokatorët nga hoteli.

Kujtojmë se një grup shqiptarësh kanë provokuar ditën e mbërritjes së futbollistëve serbë në Gjermani”, - shkarravit ky pamfleti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat