Lille në festë, trajneri Jose Mourinho me Fenerbahcen në dëshpërim!
Skuadra franceze është kualifikuar në play-off-it të Champions League.
Lilles i mjaftoi barazimi pas 120 minutave (1:1) në Stamboll në duel me Fenerbahcen, për të avancuar më tej.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 në të mirë të Fenerbahces.
Futbollisti Diakite shënoi autogol në minutën e 90+1, për epërsinë e skuadrës turke.
Ndeshja e parë në Lille pati përfunduar me rezultat 2:1 në favor të skuadrën franceze., ndaj ballafaqimi shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është aktivizuar në minutën e 69-të dhe pas 11 minutave është ndëshkuar me karton të verdhë.
Lillie mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 109-të, pasi që futbollisti Mand është përjashtuar me karton të kuq.
Lille edhe me një lojtar më pak, ka barazuar rezultatin duke iu falënderuar golit nga penalltia të futbollistit David në minutën e 116-të.
Zhegrova ka bërë paraqitje të mirë, duke iu gëzuar kualifikimit në play-off-in e Champions League. Fenerbahce tronditët nga skuadra franceze.